Prurje intelektuale që “zgjojnë” heshtjen

Brenda çdo njeriu, ekziston “mekanizmi i heshtjes”. Kjo është, sipas mendimit tim, një e vërtetë universale. Jo rrallë “heshtja është flori”, si një kulturë qytetare, ku njeriu përpiqet të respektojë deri diku kundërshtinë me tjetrin. Unë dua të flas për një tjetër lloj heshtjeje. Ju me siguri e keni provuar qysh nga ajo “nota10-të” në fillore dhe pafund prej asaj kohe. Njeriu formohet përmes betejave me zhgënjimin nga miqtë, shokët dhe ata që pret e shpreson të jenë dashamirës. Në vetvete dashamirësia, fjala e mirë, entuziazmi për tjetrin, janë realisht “mall pa çmim” pra jepet falas me një telefonatë, me një mesazh, me një shtrëngim duarsh apo shënim miqësor. Ne kemi harruar të shkruajmë letra për njëri tjetrin, madje “pusullat e dikurshme” sikur janë varrosur me teknologjinë e kohës.

Këto mendime rrëshqitën në mendjen time, ndërsa shfletoja librat e Diana Gëllçit, PhD në Detroit të Amerikës. Më ngacmoi libri “Rrjetet e përdoruesve dhe pushtetet”, një botim dinjitar i disertacionit të saj për PhD në Amerikë,(2014), që e porosita në Amazon, pastaj vijova me “E hënë në Detroit”(2003) dhe vëllimin poetik “Qielli me Kuadrate”(2024). Nuk merr përsipër të depërtoj thellë në analiza dhe vështrime të prurjeve intelektuale të Diana Gëllçit, thjesht është një lloj reflektimi se si ne, secili, mund të thyejmë heshtjen duke thënë diçka për një punë të mirë, që meriton vëmendje. Librat në fjalë, janë kontribute intelektuale të një zonje nga Kolonja e Shqipërisë, që edhe në Amerikë, ka mundur të mbetet në profilin e vet: Një zë i qartë e profesional në sistemin e edukimit amerikan dhe një krijuese me kërkesa ndaj vetes.
Në fakt ky është në thelb ajo që ndjen për autoren, qoftë edhe duke i shfletuar librat e saj. Në në vargje e prozë, Diana Gëllçi rrëfen vetveten si krijuese, bashkëshorte, prind dhe veprimtare shoqërore. Kështu ndërsa në tregimet tek “E hënë në Detroit”, si një fillim jave apo jete, ndjen pulsin drithërues të të ardhurve në Amerikë, apo edhe brezave të mëhershëm, autorja na sjell panorama të shpirtit dhe betejës për tu adoptuar një realiteti të ri që deri dje ishte aq i largët dhe gati i paarritshëm për brezin tonë. Janë tregime që sjellin momente sfiduese, çaste të bukura e të trishta, rrëfenja brezash, që mbase janë të ngjashme kudo që ndodhin, por rrëfimi i Dianës, vjen si një përrallë në Amerikë. Jetë, shqetësim, përplasje, fatura, dollarë dhe përsëri çdo gjë nga e para, me shpresë se të nesërmen e vrullshme “makina ndizet menjëherë”. Diku në tregimin “Mollëkuqet” autorja në një meditim të shpejtë për jetën dhe vdekjen pyet: “… si kuptohet se nuk kam vdekur!? Nëse ekziston edh një botë tjetër ku shpirti shkon dhe bashkohet me të tjera, cili është treguesi ku bazohemi për të vërtetuar se jemi ne ata që jetojmë!?…” Duket se vdekja e Lindës e ka tronditur dhe ajo na merr me rrëfimin e saj tek përballja Jetë-Vdekje, ku edhe pse e para duket triumfuese, ultimatumi dihet.
Vëllimi “E hënë në Detroit” ka 19 tregime befasuese me një ritëm të butë rrëfyes, si vetë natyra e autores. Redaktuar nga Roland Gjoza dhe botuar nga “Ora”, tregimet janë një “vallëzim” i qetë i jetës në Amerikë dhe Shqipëri. Me pak vëmendje, libri mund të ishte më i plotë nëse do kishte një “arkitekturë” të brendshme strukturorë, gjë që i mungon, mbase nga pakujdesia në faqosje.
Vëllimi poetik “Qielli me kuadrate”, më duket si një kult i shpirtit të vajzës, nënës e gruas shqiptare. Si kushtim ndaj fëmijëve të vet, Klarës dhe Kristit, poezitë vijnë si një shpërthim i lirë i shpirtit të autores. Ajo sikur na marr nga toka “drejt qiellit” me fjalën dhe figuracionin poetik na “fluturon” nëpër hapësira si një iso e pafund e këngës kolonjare : Qielli ynë. Ti, shalli gjigant plot re/e drita misterioze/ i një bote që duhet jetuar…
Poezitë e Gëllçit, janë një kumt për jetën, dashurinë, paqen, modestinë, respekti për njeriun, mirënjohjen e brezave dhe jetesën e thjeshtë dhe të motivuar shpirtërisht. Më ka mbetur në mendje poezia “Shkallarja e jetës”, ku figurshëm dhe me një metaforë të ndezur, Diana Gëllçi, kujton “shkallët” e jetës dhe relativitetin e çdo gjëje kur shkruan: Në ato fillime ti ishe prej gjiganti/E unë/ Fëmijë mbi supet e tua prekja retë/Dhe më pëlqente bota që aty/Babi, sa lart është këtu! Kush nuk e kujton një moment të tillë që mbetet sa fëminor, aq edhe i sinqertë, emocional, nën retë e naivitetit të moshës. Në vijim vargjet bien si një kambanë:…Derisa një ditë/të plakur e mpakur/në krahë të mbajta si fëmijë. Të pafrymë… Është një varg që lotin ta bën kurorë, dhe dashurinë e vatrës tënde sikur e ngre
Read Full Article on 24 ore →

This article was originally published on 24 ore.