Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëvetë Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), ose siç njihen në gjuhën vendase Mujahideen-e Khalq (MEK).
Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare pranoi t’i strehonte me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara
MEK është grup politik opozitar islamik, me prirje socialiste.
Themeluar në Irannë vitin 1965, grupi u armatos kundër dinastisë në pushtet, Pahlavi, duke kryer fushata bombardimi kundër qeverisë së Shahut dhe shenjestrave amerikane në vitin 1970, si dhe duke mbështetur Ayatollah Khomeini në Revolucionin Islamik të viteve 1978-1979.
Gjithsesi, pak pas revolucionit, MEK i prishi marrëdhëniet me qeverisjen e re të Teheranit dhe anëtarët e tij u ndaluan të jetojnë në Iran. Grupi më pas jetoi në ekzil, duke i vijuar aktivitetet opozitare përtej kufijve.
MEK u zhvendos në Irak, prej nga ku drejtoi operacionet ushtarake gjatë luftës Iran-Irak, veprimet e të cilit nuk tolerohen edhe sot e kësaj dite nga shumë vetë në Iran.u
Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideroi MEK organizatë terroriste në vitin 1997, por e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste të huaja në vitin 2012.
MEK publikoi për herë të parë lajmin se Irani kishte program sekret të pasurimit të uraniumit. Pas rrëzimit nga pushteti të Saddam Hussein, organizata u përzu nga Iraku.
Për Andreas Krieg, ekspert i Lindjes së Mesme dhe profesor në Shkollën e Studimeve të Sigurisë në “King’s College” në Londër, vala aktuale e protestave në Iran “duket më shumë si konvergjencë e pakënaqësive të vazhdueshme që më në fund u sinkronizuan, sesa një ‘rast’ i vetëm”.
“Filloi me një tronditje ekonomike të menjëhershme, kolapsi i monedhës vendase dhe inflacioni që u përkthyen në rritje të menjëhershme të çmimeve, mungesa dhe paralizë tregtare, dhe më pas u politizua me shpejtësi, pasi njerëzit arritën në përfundimin se shteti ose nuk mund ose nuk do ta stabilizojë jetën e përditshme” – i tha ai DW.
Ajo që bie në sy është profili i koalicionit: tregjet dhe shitësit ndihmuan si nxitës, studentët dhe lagjet urbane e bënë të dukshme protestën, ndërsa qytetet periferike dhe zonat minoritare shtuan masën e pjesëmarrjes” – tha Krieg.
“Përgjigja e shtetit kaloi shpejt nga parandalimi në shtypje, duke përfshirë ndërprerje të komunikimit në të gjithë vendin, të projektuar për të ngadalësuar koordinimin dhe për të zvogëluar kontrollin e jashtëm, gjë që zakonisht përkon me përdorim më të ashpër të forcës në terren” – tha ai.
Pavarësisht faktit se në Iran ka pasur shumë protesta mbarëkombëtare në dekadat e fundit, opozita iraniane, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nuk është e organizuar dhe karakterizohet nga një numër i madh grupesh rivale dhe fraksionesh ideologjike.
“Se ku ‘qëndron’ opozita, kuptohet më mirë si fragmentim dhe jo si mungesë” – tha Krieg, duke shtuar se “brenda Iranit, veprimi kolektiv mbetet kryesisht pa udhëheqës dhe i rrjetëzuar: mobilizimi vendas, lidhjet shoqërore, dinamika e vendit të punës dhe ekosistemet universitare prodhojnë shpërthime protestash të koordinuara, pa një strukturë të integruar komanduese kombëtare”.
Jashtë Iranit, dy grupet më të mëdha opozitare janë monarkistët dhe MEK. Udhëheqësit dhe anëtarët e të dyja grupimeve kanë jetuar në ekzil që pas rrëzimit nga pushteti të dinastisë Pahlavi në vitin 1979.
Reza Pahlavi, trashëgimtari i Shahut të fundit të Iranit, Mohammed Reza Pahlavi, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ka shumë admirues në diasporën iraniane, mbetet e paqartë mbështetja e tij brenda Iranit.
Jashtë Iranit, diaspora mbetet me ndikim në formësimin e narrativës dhe moralit, por është e ndarë dhe shpesh njerëzit brenda vendit nuk i besojnë, pasi i frikësohen si manipulimit, ashtu edhe boshllëkut që kanë krijuar pas ikjes ” – thotë Andreas Krieg.
“Kjo ka rëndësi për sigurinë e regjimit, sepse zvogëlon probabilitetin e ndasive të shpejta dhe të pastra të elitës, edhe pse rrit gjasat e cikleve të përsëritura të protestave: shtypja e një vale protestash nuk u jep zgjidhje faktorëve themelorë, për të cilët rrugët vijojnë të mbushen” – shtoi ai.
Grupi i dytë opozitar më i madh në Iran është MEK, grupi më i madh i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicioni i grupimeve opozitare iraniane.
Por çfarë roli ka MEK në protestat më të fundit?
Ali Safavi nga NCRI thotë se MEK ka qenë aktivisht i përfshirë në protesta.
“Njësitë e Rezistencës drejtojnë, koordinojnë dhe organizojnë rezistencën kundër forcave shtypëse” – i tha ai DW. “Në shumë raste, ato kanë luajtur gjithashtu