Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë –

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë –
Një bastisje nga një njësi e forcave speciale në zonën e portit të Harderwijkut në Holandë ka çuar policinë në zbulimin e 500 kilogramëve kokainë.

Bastisja u krye të enjten e kaluar në një depo në rrugën Van Leeuwenhoekstraat. Objekti u ruajt nga policë me maska dhe armë automatike. Në atë moment nuk ishte ende e qartë se çfarë po ndodhte saktësisht.

Tani policia ka dhënë më shumë informacion. Bastisja ishte pjesë e një hetimi për drogë nga policia e Roterdamit.

Në Harderwijk, policia pa dy burra që po nxirrnin drogën e fshehur nga një pajisje. Përveç lëndëve narkotike, u gjet edhe një armë zjarri, e cila u sekuestrua nga policia.

Mes të arrestuarve janë dy burra 40-vjeçarë nga Shqipëria. Ata u arrestuan në depo. Po ashtu, u arrestua edhe një burrë 43-vjeçar nga Dordrecht, ndërsa ishte “rrugës për në shtëpinë e tij”.

Një 44-vjeçar nga Utrehti, i cili ndodhej në afërsi të depos, u arrestua gjithashtu. Ai tashmë është liruar, por mbetet i dyshuar në këtë çështje.

Tre të dyshuarit e tjerë janë ende në paraburgim dhe do të merren në pyetje nga hetuesit.

Read Full Article on 27.al →

This article was originally published on 27.al.