Ahmetaj: Trump-Grenland, këmbana morti për rendin e vjetër të sigurisë!

Qëndrimet dhe gjuha e forcës së Presidentit Trump në raport me peshën kritike që mbart Grenlanda për sigurinë e SHBA-ve, jo vetëm i kanë hedhur benzinë “zjarrit të armiqësive”, në Pekin dhe Moskë, por edhe “debateve rreth (pa) legjitimitetit ndërkombëtar”, të kancelarive, apo burokracisë evropiane. Në pamundësi për t’iu përgjigjur çdo studioje televizive të interesuar, në vijim gjeni: “përmbledhje rreth pozitës gjeografike, interesave ekonomike dhe peshës strategjike që mbart ky (super)ishull për SHBA-në, NATO-n, si dhe të shpresës ndaj Rendit të Ri të Sigurisë Globale”:

Pozita, rrethanat dhe pesha gjeostrategjike e Grenlandës:

Në vitin 1814, Grenlanda, ishulli më i madh në botë (2 herë më i madh se Franca dhe Gjermania së bashku) kaloi nën kurorën Daneze; në 1953 kapërceu statusin e “kolonisë’ si dhe në 2008, fitoi vetëqeverisje të plotë. Edhe pse në shumicë me akullnaja të pabanuara, nëntoka përmban minerale të rralla, si litium, bakër, grafit, etj, të cilat shërbejnë si lëndë thelbësore për teknologjitë moderne.

Përtej kakofonisë së të gjithëditurve dhe kudo-gjendurve në studiot televizive; përkundër makinerisë helmuese të dezinformimit, deri “deep fake”, dhe kundërshtive të z. Macron, apo dhe tmerrit të putinistëve etj, vlen të sillet në vëmendjen publike se sipërfaqja, pra tërësia territoriale e Grenlandës, është mbi 2.166 milion km² [rreth 10 herë më shumë se të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pra RSh, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedonia e Veriut], por me një popullsi më pak se 57 mijë banorë si dhe me GDP fare modeste, rreth 6 miliardë €.

E vendosur midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik, si dhe në kryqëzimin e Amerikës së Veriut me Evropën. Pra nga pozita gjeostrategjike Grenlanda mban peshë thelbësore për mbrojtjen raketore të SHBA-ve, si dhe për ushtrimin e nenit 5 të NATO-s. Njëkohësisht, mbart peshë kritike në mbajtjen e supremacisë ushtarake të SHBA-ve ndaj Rusisë dhe Kinës. Prandaj, që nga Lufta e 2-Botërore, instalimet ushtarake (baza ajrore dhe hapësinore) janë pjesë integrale e sistemit të vëzhgimit dhe mbrojtjes raketore të SHBA-ve.

Duke konsideruar sipërfaqen, pozitën gjeografike, distancën (mbi 3.500 km nga Kopenhaga), si dhe (pa) fuqinë ushtarake, është e gjithëditur dhe e gjithëpranuar se Danimarka e ka tërësisht të pamundur të ushtrojë, “me vete ose qoftë edhe në Aleancë me 31 vendet e NATO-s (pa SHBA-të)”, mbrojtjen e tërësisë territoriale, të burimeve ekonomike dhe interesave gjeostrategjike të super-Ishullit, si dhe të vetēm-përballet me armiq potencialë si Rusia dhe Kina. E njëjta gjë vlen edhe në koalicion me Francën, apo edhe me të gjitha vendet e BE-së, të cilat jo vetëm që nuk janë të ekspozuara ndaj kërcënimeve që pozita gjeografike e ishullit paraqet por edhe nuk kanë fuqi ushtarake të krahasueshme me SHBA-të.

Rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA-ve:

Qasja e fortë e SHBA-ve ndaj Grenlandës nuk erdhi as brenda një viti, as vetëm gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, pasi, ashtu si rëndësia gjeostrategjike e Ishullit, edhe përpjekjet amerikane kanë qenë konstante. Kështu, SHBA-të kanë negociuar për blerjen e saj nga Danimarka për 100 milionë $ që në 1946, deri te oferta e fundit e Presidentit Trump: “100 mijë dollarë për çdo banor, ose rreth 5.7 miliardë dollarë në vitin 2025”. Danimarka e ka refuzuar me vendosmëri këto oferta, pasi “ishulli shihet si pjesë integrale e mbretërisë, si dhe e identitetit dhe sovranitetit kombëtar”. Gjithësesi, në vitin 1951 Danimarka dhe SHBA-të nënshkruan “Marrëveshjen për Mbrojtjen e Grenlandës”, e cila (pa cenuar integritetin territorial) i lejon SHBA-ve prezencë ushtarake, pra të ndërtojnë baza, si pjesë integrale e ombrellës mbrojtëse raketore/ajrore të SHBA-ve si dhe të NATO-s, sa/kurdoherë që të konsiderohet e nevojshme.

Edhe pse Presidenti Trump, kurrë nuk e ka përmendur “pushtimin ushtarak të Grenlandës”, është po ashtu fakt, që si edhe në arrestimin e bandit-Maduro, e ka bërë shumë të qartë se: “SHBA-të nuk do t’i marrin askujt leje (pêrfshi anëtarëve të KS/OKB) për të përdorur fuqinë ushtarake ndaj çdo vendi që paraqet kërcënim për integritetin territorial, standardet dhe mënyrën e jetesës së popullit amerikan”. Mendoj se ky demonstrim force, ose si vendosmëri e Projektit Trump-2: “paqe e imponuar nëpërmjet përdorimit të forcës”, shërben edhe si garanci shtesë për mbrojtjen e 32 vendeve të NATO-s (Artikulli-5).

Qasja e SHBA-ve ndaj Grenlandës tejkalon krizën e demokracisë fasadë dhe (pa) fuqine burokratike të BE, si dhe fundin pa lavdi të KS/OKB-së 1945. Për ta ilustruar, do mjaftonin  disa shembuj, si gjenocidi i Srebre
Read Full Article on 360 GRADE →

This article was originally published on 360 GRADE.