Përmbytjet e përvitshme në Shqipëri nuk janë më fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e mosveprimit institucional dhe mungesës së llogaridhënies, denoncon avokati Duraj. Sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Bujqësisë, e cila përmes Drejtorisë së Kullimit ka detyrim ligjor pastrimin dhe mirëmbajtjen paraprake të kanaleve kulluese, tha ai në një intetvist televizive.
“Pastrimi i kanaleve nuk bëhet pas përmbytjes, por para saj. Nëse Drejtoria e Kullimit nuk kishte kapacitete, kishte detyrim ligjor të njoftonte Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin. Mosveprimi përbën shkelje të rëndë,” – thekson Duraj.
Përmbytjet po shkatërrojnë çdo vit serat, tokat bujqësore dhe investimet e fermerëve që kanë marrë kredi bankare. Veçanërisht i rëndë është rasti i emigrantëve të kthyer nga Greqia, të cilët investuan kursimet e jetës në bujqësi dhe sot rrezikojnë të humbin gjithçka.
“Këta njerëz ndihen të tradhtuar nga shteti. Pa ndihmë morale apo financiare, ata po detyrohen të mendojnë sërish emigrimin për të mbijetuar,” – shprehet avokati Duraj.
Infrastruktura e braktisur dhe dyshimet për korrupsion?
Sipas burimeve, përveç bashkive, përgjegjësi direkte kanë edhe institucionet që administrojnë rrugët kombëtare, argjinaturat dhe kanalet kryesore kulluese. Hetimi i nisur në Durrës konsiderohet një hap pozitiv, por i pamjaftueshëm.
“Ky hetim duhet të kalojë në SPAK. Ka indicie serioze për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre nga drejtues lokalë dhe qendrorë në të gjithë vendin,” – deklaron Duraj.
35 vite përmbytje, pothuajse zero përgjegjësi penale
Shqipëria përmbytet prej 35 vitesh, por pothuajse askush nuk ka mbajtur përgjegjësi penale, me përjashtim të një rasti të vetëm në vitin 2003. Sipas avokatit Duraj, drejtësia reagon zakonisht vetëm kur ka humbje jete, ndërkohë që ligji i jep Prokurorisë të drejtën të veprojë kryesisht, pa pritur kallëzime.
“Masat nuk mund të jenë sporadike dhe për show. Duhet hetim i përhershëm, çdo vit, sepse dëmi është i përhershëm,” – përfundon ai./Newszone.al