Ministrja Koçiu: Ndalimi i qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe…

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave në qytet.

Me anë të nje njoftimi ne rrjetet sociale, Koçiu theksoi se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe se nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm.

Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët.

Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve.

Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari.

Read Full Article on 360 GRADE →

This article was originally published on 360 GRADE.